13 shtete ilegalisht deponojnë mbeturina plastike në Malajzi

 13 shtete ilegalisht deponojnë mbeturina plastike në Malajzi

Photo Credits: reuters

Business Insider raporton se Malajzia ka marrë vendim kthimin e 4000 tonëve mbeturina tek shtetet përkatëse. Mbeturinat përbëheshin kryesisht nga mbetjet e plastikës dhe në total janë 13 shtete të cilat përmes kontenierave mbeturinat ilegalisht i bartninë në Malajzi. Ministrja e Ambientit të Malajzisë, Yeo Bee Yin tha se shteti i Malajzisë më nuk do të shërbejë si deponi e mbeturinave, dhe nëse të tjerët e përceptojnë Malajzinë si të tillë, vecc mund të ëndërrojnë.

Shtetet të cilat kanë dërguar mbeturina në Malajzi në mënyrë secrete janë; Franca, Britania e Madhe, ShBA, Kanada, Spanja, Hong Kongu, Japonia, Singapuri, Portugalia, Kina, Bangladeshi, Shri Lanka dhe Lituania. Vlen të specifikohet fakti, që në vitin 2018 Malajzia ka kthyer mbrapa në Kinë disa ton mbeturina plastike.

Për më tepër Ministrja Yeo tha se mbeturinat nuk ishin të pajisura me leje importi, dhe vendet të cilat tentuan të depodojnë mbeturina në Malajzi kanë bërë shkeljen e Konventës së Kombeve të Bashkuara të Bazelit, e cila u kërkon vendeve të minimizojnë sasinë e mbeturinave që ato transportojnë dhe t’i hedhin ato afër origjinës së saj.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *