17 të infektuar në Kosovë me covid-19

 17 të infektuar në Kosovë me covid-19

Ministri Vitia në një konferencë për media bëri të ditur se numri i të infektuarëve me covid-19 arrin në 17. Komunat e prekura nga ky virus në Kosovë janë, Malisheva, Klina, Vitia, dhe 3 persona të tjera janë identifikuar në Aeroportin e Prishtinës.

Që të tre personat vinin nga Londra. Vlen të theksohet se deri me tani janë testuar 272 persona kurse vetëm 17 rezultuan të jenë pozitiv.

Sipas të dhënave nga worldometrics.info raportohet se 189,758 persona janë infektuar globalisht nga coronavirusi, ku 7,518 kanë vdekur dhe 80,784 janë rikuperuar. Momentalisht epiqendër e pandemisë konsiderohet kontinenti i Europës ndonëse origjina e sëmundjes është Kina

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *