4 format se si t’a zvogëlojmë ndotjen nga industria e modës

 4 format se si t’a zvogëlojmë ndotjen nga industria e modës

Photo Credits: weforum

Me ndërrimin e sezonës, industria e modës eksplodon me 2.75 trilion dollar qarkullim.  Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje që i situata e krijuar të quhet si emergjencë sociale dhe ambientale. Industria në fjalë shkakton 20% të ndotjes së ujërave dhe rreth 10% të emetimit të dioksid karbonit në atmosferë. Rreth 20,000 litra ujë shpenzohen për të prodhuar një maicë dhe një palë xhinse. Me qëllim që të ulim ndotjen nga industria e modës, në vijim ju përshkruajmë 4 këshillat se si të evitohet ndotja:

Gjithmonë shikoni përshkrimin tek etiketa

Marrëveshja e nënshkruar nga kompanitë e mëdha botërore “G7 Fashion Pact” i detyron ata që të prodhojnë rroba të cilat nuk dëmtojnë ambientin. Andaj kujdesu që rrobat të cilat i bleni t’i takojnë një marke të tillë. Disa brende vetëm se prodhojnë linja ekologjike të cilat nuk paraqesin rrezikshmëri për ambientin.

Si kusht për tu çertifikuar me standardin global për tekstil organik, kompanitë duket që të paktën 70% të të gjithë procesit të prodhimit t’a realizojnë në mënyrë organike. Po ashtu, etiketat që përshkruajnë së rrobat janë bërë nga “Iniciativa më e Mirë e Pambukut” janë rroba të cilat tregojnë se për prodhimin e tyre është shfrytëzuar më pak ujë dhe kemikalje të dëmshmë për ambientin.

Kujdesuni që prodhimet të kenë material me impak të vogël

Shumë materiale që përdoren për prodhimin e rrobave janë të dëmshme për ambientin. Poliesteri, najlloni, dhe akrilli bëhen nga petrokemikaljet dhe lirojnë mikrofibra në ujë gjatë procesit të prodhimit. Gjithashtu, kromi që shfrytëzohet për lëmimin e lëkurës është tejet toksik.

Zbulimet e fundit në industrinë e materialeve tregojnë që përdorimi i proteinave natyrale për të krijuar fibra dhe materiale nuk paraqet dëm për ambientin. Në industrinë e modës tashmë është duke u aplikuar prodhimi i produkteve të lëkurës nga kërpudhat. Vlen të specifikohet fakti që prodhimi nga kërpudhat në dukje dhe praktikë është i ngjashëm me lëkurën e kafshëve. Dhe mbi të gjitha është biodegradues.

Transformo dhe ripërdori rrobat tuaja

Mbase në dollapët tuaj mund të ketë rroba të cilat më nuk ju bëjnë dhe nuk i përshtaten shijes suaj. Mirëpo, kjo nuk nënkupton t’i hedhni rrobat në mbeturina. Forma e duhur është që t’i ripërpunoni dhe t’i përdorni si diçka tjetër. Modifikoni rrobat ekzistuese dhe shumë lehtë mund të krijoni diçka interesante.

Mos shpenzoni nga blerjet, përfitoni nga shitjet

Tashmë ekzistojnë shumë dyqane të cilat kanë programe special për dhurimin e rrobave të përdorura për të varfërit. Andaj, për ta tkurrur dollapin tuaj të stërmbushur mos i hudhni rrobat në mbeturina por shitni ato tek dyqanet “secondhand” dhe njëherit përfitoni materialisht nga tregtimi.

Dyqani në Prishtinë “Tesha Vesha” i përket kësaj kategorie. Është një program ku qytetarët mund t’i dërgojnë rrobat e tyre dhe më pastaj me shitjen e tyre përfitojnë familjet në nevojë.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *