5 vende në Prishtinë ku mund të hani drekë të mirë dhe të lirë vegjetariane

 5 vende në Prishtinë ku mund të hani drekë të mirë dhe të lirë vegjetariane

Photo Credits: Nosh Falafel

Mbase për shumë kend ushqimet vegjetariane mund të mos jenë zgjedhja e parë mirëpo kohëve të fundit është rritur dukshëm botërisht numri i personave dieta e të cilëve nuk përmban mish.

Arsyet për këtë zgjedhje numërohen nga më të ndryshmet. Disa persona nuk e konsiderojnë etike vrasjen e kafshëve për t’u ushqyer, disa të tjerë u janë bashkuar thirrjes për bojkot të mishit dhe produkteve me bazë kafshërore pasiqë 18% e gazrave që emetohen në atmosferë vijnë si rezultat i mbajtjes së kafshëve në ferma. Kurse një grupacion tjetër e shmangin konsumin e mishit për shkaqe shëndetësore duke aluduar se konsumimi i mishit është ndër shkaktarët më të shpeshtë të kancerit. Ndërsa disa persona të tjerë refuzojnë konsumimin e mishit ngase nuk u pëlqen shija.

Cilado qoftë arsyeja e rëndësishme është që të ushqehemi mirë dhe shëndetshëm dhe kjo arrihet duke konsumuar laramani pemë dhe perimesh të kombinuara me erëza të ndryshme, shto këtu pastaj mbushjen e pjatës me lloje të shumta drithërash.

Atëhere, në vijim ju prezentojmë përzgjedhjen tonë të 5 vendeve ku mund të hani një drekë të bollshme me ushqime tejet të shijshme për një kosto relativisht të ulët:

BabaGhanoush – Restauranti BabaGhanoush në Prishtinë ofron shujta të llojllojshme të pregatituna me delikatesë të cilat përbëjnë një miks interesant mes kulinarisë marokene dhe turke por të modifikuara vetëm për vegan dhe vegjetarian.  Gjindet në qendër të Prishtinës dhe ambienti brenda është i dekoruar me inventar klasik, aspekt ky që e bënë restaurantin tejet të veçant. Në BG ju rekomandojmë të porositni supë thjerrëzash që ju vjen me një pita e spërkatur me erëza si dhe një “Buddha Bowl”, që njëherit përmban ndër të tjerash; qofte me thjerrëza, humus, lakër të kuqe, tahini, pilaf dhe salcë karrotash.

Photo Credits: BabaGhanoush

Green and Protein– një ndër vendet më interesante për t’u ushqyer gjatë pauzave. Me një meny të pasur ku dominojnë recetat e ndryshme të sallatave. Green & Protein posedon laramani ushqimesh që i përshtaten dietës vegane dhe vegjetariane. Përpos ushqimeve kryesore në G&P mund të porositni smoothie, ëmbëlsira, sallata pemësh, etj. Vlen të specifikohet fakti që një shujtë në G&P është tejet e pasur me vitamina dhe proteina. Për ju sot kemi përzgjedhur të ju rekomandojmë një burger vegjetarian me përbërës të shëndetshëm, njëherit unik në Prishtinë. Burgeri Avocado Age është integral, përmban spinaq, avokado, djathë mocarella, pastë spinaqi, kripë Himalajesh, domate, basiliko dhe balsam. Për t’a sforcuar akoma më shumë oreksin tuaj, shoqëroni këtë shujtë me një pije freskuese, “Ginger Lover” e cila përbëhet nga molla e gjelbërt, karrota, xhinxheri dhe lëngu i limonit.

Photo Credits: Green & Protein

Matcha Coffee and Eatery– është një ambient i hapur ku depërton drita e diellit që njëherit i jep gjallëri ambientit. Stafi është tejet mikëpritës dhe me marrjen e porosisë stafi ju shërbejnë një bokall ujë me limon dhe gjethe menteje. Ajo se çfarë ju rekomandojmë të hani në Matcha është një supë brokolli dhe sallatë me avokado dhe thjerrëza. Sallatës i shtohen përbërës të tjerë si brokolli, rrepë e kuqe, karrota, lëng limoni, gjethe basiliko, rukolë, sallatë e gjelbërt, tomatina dhe salcë shtëpie.

Photo Credits: Matcha Coffee and Eatery

Nosh Falafel –muaj më parë Prishtinës ju është shtuar 1 vend plus ku qytetarët mund të hanë ushqime të shijshme vegjetariane. Nosh Falafel posedon një koncept të veçant. Klientët mund të porositin ushqimin kryesor dhe pastaj vet të bëjnë përzgjedhjen e sallatës dhe përbërësve të tjerë. Së fundi Nosh Falafel e ka futur në meny “Vegan Tagin” një specialitet maroken i pasur me perime dhe ërëza të ndryshme. Përbërësit kryesor të këtij specialiteti janë leblebijat, ullinjët, karrota, kungulleshka, patate, shafrani, kanella dhe kurkuma. Për t’a plotësuar pjatën stafi i Nosh Falafel ju shërben kuskus anash.

Photo Credits: Nosh Falafel

Anisë- krejt në fillim tek rrugica që ju shpie tek “kafet e vogla” në anën e majt mund të gjeni një vend të lezetshëm ku mund të hani një drekë të shijshme. Anisë karakterizohet me një meny të bollshme ku secila recetë është e mbushur plotë me përbërës të ndryshëm, njëherit tejet të freskët. Gjatë këtyre ditëve të ftohta ju rekomandojmë që të porositni një supë kungulli e cila servohet me copëza buke dhe një sanduiq me vezë dhe avokado, ku skajave pjata vjen e zbukuruar me tranguj dhe karrota. Buka e përdorur për sanduiq është integrale që nënkupton se është e shëndetshme dhe tretet lehtësisht. Vlen të specifikohet fakti që nëse dëshironi të merrni ushqimin me vete, Anisë ju mundëson që t’a paketoni atë duke ju ofruar paketime 100% biodegraduese, të bëra nga kallami i sheqerit.

Photo Credits: Anisë

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *