76.4 milion euro investime në filtera të Kosova B

 76.4 milion euro investime në filtera të Kosova B

Photo Credits: Radio Europa e Lire

Gjatë vizitës së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian në Kosovë, Josep Borrell, përmes konferencës për media direkt nga zyret e Komisionit Europian u vendos që të investohet në një projekt në vlerë prej 76.4 milion euro. Me anë të këtij projekti do të realizohen investime në filtera të termocentralit Kosova B. Kuptohet projekti është financim i Bashkimit Europian.

Qëllimi i këtij projekti mbetet përmirësimi i gjendjes së ajrit dhe prodhimi i energjisë së pastër elektrike me anë të Kosova B. Gjatë fjalimit të tij për media, Borrell tha se “Ndotja e ajrit është një ndër problemet më të mëdha më të cilat po afektohen shtetet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Dhe me këtë investim BE ofron kontribut konkret në përmirësimin e ambientit në Kosovë dhe rajon, për më tepër përmirëson shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”.

Gjithashtu ai shtoj se BE ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështes një numër të konsiderueshëm aksionesh për përmirësimin e ambientit, si pjesë e targetit të Marrëveshjes së Gjelbërt. Rritja e efiçiencës së energjisë do të jetë gjenerojë energji të pastër dhe të renovueshme. Ky projekt pritet të ulë emetimin e dioksidit të karbonit në atmosferë, aspekt ky esencial për furnizim me energji të pastër.

Shënim: Ky artikull u realizua përmes informatave të marra nga “European Western Ballkans”

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *