80% e viktimave të koronavirus janë persona mbi moshën 60 vjeçare

 80% e viktimave të koronavirus janë persona mbi moshën 60 vjeçare

Ndonëse me shpërthimin e virusit të ri në Wuhan, fillimisht u krijua një panikë globale, shkalla e vdekjes në Kinë nga ky virus është vetëm 2.1% sipas raportimeve zyrtare të Komisionit Kombëtar për Shëndetësi në Kinë. CNN raporton se 80% e viktimave të koronavirusit janë persona mbi moshën 60 vjeçare.

Kurse vetëm në provincën Hubei që njëherit konsiderohet epiqendra e burimit të virusit, shkalla e vdekjes është 3.1%, por në përgjithësi provinca Hubei numëron 97% të të gjitha vdekjeve si rezultat i koronavirusit.

Deri më tani vetëm në Kinë janë konfirmuar 425 vdekje nga ky virus dhe 80% e viktimave janë persona mbi moshën 60 vjeçare kyrse 75% e viktimave kanë vuajtur nga një sëmundje tjetër kronike. Një statistikë tjetër është se 2/3 e vdekjeve të konfirmuara janë burra.

Për më tepër, vetëm në Kinë numërohen deri në 20,438 persona të infektuar me virusin Wuhan.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *