99% e viktimave në Itali kanë vuajtur edhe nga një sëmundje tjetër

 99% e viktimave në Itali kanë vuajtur edhe nga një sëmundje tjetër

Photo Credits: Aarp

99% e personave të vdekur nga coronavirusi në Itali kanë vuajtur njëkohësisht edhe nga një sëmundje tjetër, raporton Bloomberg duke cituar autoritetet shëndetësore kombëtare të Italisë

Deri dje numri i të vdekurve në Itali ka tejkaluar shifrën prej 2,500 euro që shënon 150% rritje nga java e kaluar, ndonëse autoritetet shëndetësore janë duke bërë çmos për luftimin e përhapjes së sëmundjes.

Momentalisht në Itali janë të infektuar mbi 35,000 persona me covid-19 dhe sipas shkalla e vdekjes është 8%, ndër më të lartat në botë. Duke marrë parasysh shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes, kryeministri Italian Conte është duke shqyrtuar mundësinë e vazhdimit të periudhës së karantimimit kombëtar.

Shkalla e vdekjes nga coronavirus në Kinë është 4%, në Iran 7%, në Spanjë 4.6% duke u bazuar në të dhënat e fundit të worldometrics.info.

Sidoqoftë, instituti shëndetësor në Romë ka ekzaminuar historikun mjekësor të rreth 18% të rasteve me fatalitet nga covid-19, ku si rezultat vetëm tre persona apo 0.8% del se nuk kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër. Mbi 75% kanë vuajtur nga shtypja e lartë e gjakut, rreth 35% nga diabeti dhe 1/3 e pacientëve nga sëmundja e zemrës.

Mosha mesatare e personave të vdekur nga coronavirusi në Itali rezulton të jetë 79.5 vjeç. Që nga 17 marsi, 17 persona nën moshën 50 vjeçare kanë vdekur nga kjo sëmundje. Një tjetër e gjetur interesante del të jetë se të gjitha viktimat nën moshën 40 vjeçare janë burra me sëmundje të tjera kronike.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *