A mundet Sahara ta kthejë Afrikën në një superfuqi diellore?

Nëse i gjithë dielli që godet Saharën do të shndërrohej në energji, atëherë do të prodhohej energji elektrike e mjaftueshme për ta ndriçuar gjithë Evropën 7 mijë herë më shumë.
Panelet diellore pasqyrojnë më pak nxehtësi në hapësirë krahasuar me rërën, e cila mund të ndryshonte klimën e rajonit dhe ta bëjë atë të bjerë më shumë shi, raporton Forumi Botëror Ekonomik.
Nëse duam të vendosim miliona panele diellore në Sahara, atëherë kush jemi “ne”? Kush e paguan atë, kush e udhëheq dhe më e rëndësishmja, kush përfiton nga energjia elektrike e lirë?
Kjo është ajo që shqetëson Olúfẹ́mi Táíëò, një filozof që hulumton drejtësinë e klimës në Universitetin Georgetown. Ai e përmend energjinë diellore të Sahara, si një nga politikat e mundshme të përfshira në një Marrëveshje të Re të Gjelbër, një plan të gjerë për të miratuar një “tranzicion të gjelbër” gjatë dekadës së ardhshme.
Ai thekson se eksportet e energjisë diellore mund të: “Përkeqësojnë atë që studiuesit si sociologu Doreen Martinez e quajnë kolonializmi i klimës – sundimi i vendeve dhe popujve më pak të fuqishëm përmes iniciativave që synojnë të ngadalësojnë ritmin e ngrohjes globale.”
Ndërsa Afrika mund të ketë burime të bollshme energjie, kontinenti është gjithashtu shtëpia e njerëzve që janë më pak të lidhur me këtë rrjet.
Eksportet diellore rrezikojnë “forcimin e sigurisë evropiane të energjisë, ndërkohë që miliona afrikanë Saharian nuk kanë energji të tyre”.