Afro 200 persona janë arrestuar në Australi për vënien e qëllimshme të zjarreve

 Afro 200 persona janë arrestuar në Australi për vënien e qëllimshme të zjarreve

Photo Credits: UNILAD

Gazetarja Emma Rosemurgey për UNILAD raporton se, në total janë arrestuar 183 persona në regjione të ndryshme të Australisë për ndezjen e qëllimshme të zjarreve. Vetëm në New South Wales 24 persona akuzohen për ndezjen e zjarreve, dëmet e së cilave ende janë të pa matshme. Të kujtojmë që nga zjarret e egra në Australi deri më tani autoritetet e vendit raportojnë se gjysmë milliard specie të florës dhe faunës kanë ngordhur. Në total numërohen 25 persona të vdekur dhe mijëra shtëpi dhe prona të tjera janë djegura.

Për më tepër, 53 persona të tjerë në NSW dyshohet se kanë qenë pjesëmarrës në djegien e qëllimshme të pyjeve. Deri më tani flakët kanë djegur 13 milion hektar pyje, që kap një sipërfaqe më të madhe se Belgjika. Policia thotë se 103 zjarre në Queensland kanë filluar qëllimisht, ku në total kanë qenë të përfshirë 98 persona 67 prej tyre të mitur.

Sipas ligjit Australian ndëshkimi për djegien e qëllimshme të pyjeve është tejet i rreptë dhe personat e akuzuar për një krim të tillë mund të dënohen deri në 25 vite burg, nën akuzën për dëmtim prone dhe rrezikim të jetës. Kurse 21 vite të tjera burg parashikohen për ndezje e zjarrit.


Çdo person që dëshmohet se ka ndezur cigare brenda 15 metrave ku ka kashtë, grur, misër apo ndonjë të korrur tjerët dënohet me 5,500 dollar gjobë. Mendohet se për 85% të zjarreve në Australi shkaktar është faktori njeri, qoftë për arsye të qëllimshme apo aksidentale.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *