Amazon bënë kategorizimin e dërgesave, u jep përparësi porosive medicinale dhe atyre në kërkesë të lartë

 Amazon bënë kategorizimin e dërgesave, u jep përparësi porosive medicinale dhe atyre në kërkesë të lartë

Sapo është bërë e ditur që “Amazon” i ndalon për një kohë të gjitha porositë e bëra online me përjashtim të produkteve medicinale si dhe produkteve në kërkesë të lartë.

Kjo masë mbrojtëse është marrë përkohësisht me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të covid-19. Politika e brendshme e Amazon do të jetë në fuqi deri më datën 5 Prill, raporton e përditshmja Britaneze “the Independent”.

Në një intervistë për mediumin Britanez, zëdhëndësi i Amazon tha se jemi duke i prioritizuar porositë. Për shkak të krizës së pandemisë, momentalisht produktet shtëpiake, medicinale dhe produktet e tjera që kategorizon nën “produkte me kërkesë të lartë” do të kenë përparësi. Për më tepër, ai shtoi se është i vetëdijshëm që kjo paraqet ndryshime të mëdha në formën e operimit të biznesit dhe lut që partnerët dhe klientët të gjejnë mirëkuptimin e kompanisë në këtë kohë të jashtëzakonshme.

Ky vendim vjen si rezultat i rritjes së kërkesës së klientëve rreth e qark botës për porosi online.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *