Arrin në 1,357 numri i të vdekurve me koronavirus

 Arrin në 1,357 numri i të vdekurve me koronavirus

Photo Credits: Washington Times

CBS news raporton se numri i të infektuarve me koronavirus është më i lartë se 60,000 persona. Kurse numri i të vdekurve nga kjo sëmundje tashmë ka arritur 1,357. Për një periudhë tejet të shkurtër numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirus ka tejkaluar dukshëm SARS-in.

Faza e inkubimit të virusit është e gjatë rreth 2 javë, dhe ky aspekt po i jep mundësi virusit që të përhapet në përmasa të shpejta pasiqë personat e infektuar nuk tregojnë shenja të sëmundjes dhe si rezultat nuk kërkojnë ndihmën mjekësore. Tashmë virusi është shpërndarë në shumë shtete të botës. Së fundi mediumi i mirënjohur Britanez, BBC, raporton se nga 1,750 persona të testuar 8 nga ata kanë rezoltuar të jenë pozitiv.

Fatmirësisht, në Kosovë ende nuk është shënuar ndonjë rast i të infektuarëve me koronavirus ndonëse është dyshuar për të paktën 2 persona. Këtë lajm e ka konfirmuar për media edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *