Atletet tuaja të radhës, mund të jenë të prodhuara nga kafeja

Dy ndërmarrës në Helsinki të Finlandës, kanë filluar të bëjnë atlete nga mbetjet e përdorura të kafesë.
Son Chu dhe Jesse Tran thonë se janë të obsesionuar pas atleteve. Kompania e tyre, Rens, kombinon pëlhurën e bërë nga mbetjet e kafesë me mbetje plastike të ricikluara, për të krijuar një material të lehtë dhe mjaft të qëndrueshëm për t’u përdorur për mbathje.
Një palë atlete e tyre peshojnë 460 gram, ku 300 gram e tyre janë kafe. Ekuivalenti i gjashtë shisheve plastike të hedhura gjithashtu përdoret në secilën palë, shkruan Forumi Botëror Ekonomik.
Një nga vetitë natyrore të kafesë, është se ato ndihmojnë në eliminimin e aromave – lajm i mirë për këdo që njeh aromën e atleteve të mbathura gjatë. Rens thotë se këpucët e tyre janë vegane gjithashtu.
Me klientë në 57 vende, firma është duke dashur ta rrisë prodhimin e tyre, pas një fushate të suksesshme të mbledhjes së fondeve. Procesi i mbledhjes së kafesë dhe krijimit të këpucëve, aktualisht po bëhet në Kinë, por thonë se kanë ambicie për ta lëvizur prodhimin e tyre në vendlindjen e themeluesve, në Vietnam.
“Ne thjesht donim të bënim atletet më të mira, diçka që ishte teknikisht e avancuar dhe e qëndrueshme,” thotë Tran.
“Të dytë kemi ardhur në Finlandë për të studiuar. Por është e rëndësishme për ne, që prodhimi ynë përfundimisht të zhvendoset për në vendlindjen tonë – ka një rritje të madhe në prodhim dhe investime në Vietnam dhe ne duam të bëhemi pjesë e saj.”