Benefitet nga mbjellja e fidaneve

 Benefitet nga mbjellja e fidaneve

Bangladeshi cilësohet si një ndër shtetet më të afektuara në botë nga ndryshimet klimatike. Qysh nga 2017 qindra pemë janë mbjellur si kundër përgjigje ndaj kërcënimet e shpeshta kundër këtij fenomeni që kryesisht po manifestohet me sulme vdekjeprurëse rrufesh.

Ajri i lagësht dhe i nxehtë që vjen nga Gjiri i Bengalit si dhe ajri I ftohet që vjen nga Himalajet janë përplasur duke shkaktuar vetëtima me pasoja katastrofale, citohet të ketë deklaruar shkencëtari Ahmed Faruk nga Universiteti Bujqësor i Bangladeshit. Kurse me ndryshimet klimatike viteve të fundit temperaturat janë rritur edhe më shumë duke thelluar akoma më shumë situatën.

Si replikë ndaj gjendjes së krijuar klimatike, shteti i Bangladeshit ka marrë vendim për të mbjellur 5 milion trupa të palmave me qëllim për të shpëtuar qytetarët nga goditjet vdekjeprurëse të rrufeve. Vetëm gjatë vitit të kaluar 360 persona janë vrarë si pasojë e goditjeve të rrufeve, kurse në 2016, 80 persona vdiqën brenda një ditë të stuhishme.

Palmat sipas shkencëtareve shërbejnë si mburojë dhe i stopojnë goditjet e drejtpërdrejta të rrufeve në tokë. Për më tepër, rrënjët e tyre shërbejnë si masë preventive ndaj rrëshqitjes së dheut atëhere kur vendi kërcënohet nga ciklonet dhe shirat e shumët.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *