Bie miti që fiku nuk mund të rritet në Kosovë!

 Bie miti që fiku nuk mund të rritet në Kosovë!

Ndonëse fiku karakterizohet si frut bregdetar, kohëve të fundit është evidentuar se fiku mund të rritet edhe në Kosovë, në një klimë kontinentale e cila veçohet me dimra të ashpër dhe vera të nxehta.

Andaj ju rekomandohet të gjithë qytetarëve të vendit të cilët kanë bahçe që të mbjellin një të tillë, pasiqë ky frut konsiderohet tejet i shëndetshëm dhe është burim i shumë vitaminave dhe mineraleve përfshirë këtu: vitaminën A, C, K, B, magnezium, zink etj.

Gjithashtu, vite më parëështë realizuar një eksperiment ku tregon se jo vetëm fruti i fikut është i shëndetshëm por edhe gjethet e tij. Një ekstrakt i nxjerrur nga gjethet e fikut përmirëson insulinën në organizëm dhe përmbanë veçori të tjera anti-diabetike.

Vlen të specifikohet që njëkokërr fiku me madhësi relativisht të madhe në total i ka 47 kalori, andaj mos e teproni konsumimin e tepërt tëfrutit në sasi të madhe gjatë ditës sepse rrezikoni të shtoni në peshë.

Lexo më shumë