Carlsberg dhe Coca-Cola paralajmërojnë përdorimin e ambalazheve biodegraduese

 Carlsberg dhe Coca-Cola paralajmërojnë përdorimin e ambalazheve biodegraduese

Photo Credits: Carlsberg

My Modern Metropolitan raporton se si shkencëtarët e “National Oceanic and Atmospheric Administration” parashikojnë që 8 milion metër ton plastike, përafërsisht çdo vit përfundon nëpër oqeane. Kompania “The Paper Bottle Company” aspiron që të ndihmojë prodhuesit dhe distributorët për të zvogëluar përdorimin e plastikës njëpërdorimshe duke prodhuar ambalazhe biodegraduese nga trungu i kallamit të sheqerit.

Iniciativa e nisuar nga BillerudKorsnas në vitin 2013, prodhues i paketimeve nga letra, është përqafuar nga shumë kompani të mëdha botërore si Avantium dhe ALPLA. Në Tetor të 2019 Coca-Cola, L’Oreal dhe Absolut u janë përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative po ashtu.

Carlsberg tashmë është bërë partner i projektit “Paper Bottle Project” dhe përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se janë në proces e sipër të zhvillimit të shishes së plastikës si ambalazh për shitjen e birrës. Ky material është 100% bio-degradues dhe plotësisht i riciklueshëm. Ky ambalazh mund të shpërbëhet natyrshëm brenda 1 viti. Deri në fund të 2023 kompania zotohet se do ta zëvendësojë plotësisht përdorimin e ambalazheve të birrës nga qelqi dhe plastika në ambalazh të letrës së reciklueshme.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *