Çelsi kundër ndotjes është energjia efiçiente

 Çelsi kundër ndotjes është energjia efiçiente

Duke u bazuar në informatat e agjençisë së mirënjohur botërore të lajmeve, Reuters, Kenia ka investuar në ndërtimin e 365 turbinave të erës  për prodhimin e energjisë elektrike, njëherit investimi më i madhë në Afrikë i kësaj natyre. Prodhimi i energjisë elektrike duke shfrytëzuar kapacitetin e erës del në treg me një kosto më të lirë dhe fuqia prodhuese e këtij projekti përbënë 13% të energjisë së prodhuar në Kenia.

Shteti i Kenias vlerësohet si një ndër shtetet lidere në Afrikë për nga prodhimi i energjisë së ripërtrishme. 70% e energjisë së prodhuar vjen nga burimet e gjelbërta siç identifikohen në këtë rast; prodhimi i energjisë nga hidrocentralet dhe gjeotermalet. Deri në fund të vitit 2020 ky shtet planifikon që të kaloj në prodhimin 100% energjisë së ripërtrishme.

Nëse e krahasojmë me Kosovën, shteti i Kenias është dukshëm më i varfër dhe me zhvillim më të cekët ekonomik, me vetëm 1,202 dollar për kokë banori sipas të dhënave të agencisë Trading Economics. Nga të dhënat e të njejtit burim, Kosova ka 4,194 dollar për kokë banori dhe rrjedhimisht është më e përshtatshme për të adaptuar politika me rëndësi nacionale. Numri i banorëve të Kosovës është më pak se 2 milion dhe nuk lypsen investime të mëdha për të prodhuar energji mjaftueshëm sa për t’i furnizuar të gjithë, kurse numri i banorëve të Kenias është 47.8 milion, sipas statistikave të të njejtit burim.

Atëhere si është e mundur që Kosova të jetë në pozitë avantazhi ndaj Kenias dhe prap se prap të mos ndërtoj infrastrukturë të mirëfilltë për prodhimin e energjisë por të varet nga prodhimi i termocentralit (KEK), që njëherit konsiderohet si një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit. Gjithashtu, nga raporti i publikuar i Agjencisë Europiane të Medisit del se 3700 persona në Kosovë çdo vit gjejnë vdekjes si pasojë e ajri të ndotur.

Shembuj të tjera që e kanë koncentruar prodhimin e energjisë së ripërtrishme viejnë sërish nga disa vende Afrikane. Tunizia është duke ndërtuar panele solare që do të kenë kapacitet për prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike të 2 milion shtëpive në Europë. TuNur është një projekt ndërkombëtar i themeluar në Tunizi por që ka për qëllim eksportimin e energjisë jashtë kontinentit të Afrikës.

Kurse shteti i Kongos ka filluar një projekt në vlerë prej 13.9 miliard dollarësh për ndërtimin e 3 hidrocentraleve që pritet t’a furnizoj të gjithë vendin me energji elektrike të ripërtrishme. Vlen të specifikohet që ky investim është thënë se nuk do të dëmtoj ambientin dhe diversitetin.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *