Çfarë duhet të dini për Gjarpërin e Barit

 Çfarë duhet të dini për Gjarpërin e Barit

Photo Credits: Blerim Bytyqi

Gjarpëri i Barit është fotografuar në Bjeshkët e Rugovës nga fotografi i botës së egër Blerim Bytyqi. Është specie mjaft e përhapur në Europë dhe jeton në ujëra të ëmbla siç janë liqenet dhe lumenjët. Kryesisht lëkura e tyrë karakterizohet me nuanca të ngjyrës së verdhë dhe të zezë, e kjo është veçanërisht e dukshme tek të rriturit.

Gjarpëri i Barit shquhet si notar i shkathët dhe aftësitë e notuese të tij viejnë në pah kryesisht kur gjuan prenë. Si të gjithë zvarranikët e tjerë, Gjarpëri i Barit po ashtu është mishngrënës dhe ushqehet me peshqi, zogjë, bretkoca, etj.

Gjumin letargjik Gjarpëri i Barit e fillon dikur nga muaji Tetor që zgjatë përafërsisht 6 deri në 7 muaj, varësisht nga moti. Pas zgjimit nga gjumi letargjik ditët e para i kalon në rreze të diellit skaj hapësirave ku e ka kaluar gjumin. Kjo ndodhë pasiqë zvarranikët janë specie gjak ftohtë dhe temperatura e trupit të tyre ndryshe nga gjitarët dhe zogjtë ndryshon varësisht nga moti. Me fjalë të tjera temperatura e trupit të zvarranikëve nuk është konstante.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *