Çka duhet të dini për virusin vdekjeprurës Wuhan?

 Çka duhet të dini për virusin vdekjeprurës Wuhan?

Photo Credits: CNN

The Guardian raporton se deri më tani numri i të vdekurve nga koronavirus që shpërthej ditë më parë në qytetin Wuhan, të Kinës, ka shkuar në 26. Tashmë dihet se virusi vdekjeprurës mund të shpërndahet nga një person në tjetrin jo siç është menduar fillimisht nga kafshët në njerëz. Simptomat janë të ngjashme me sëmundjen e pneumonisë por akoma më të rënda. Vetëm në Kinë janë infektuar mbi 800 persona dhe Qeveria Kineze ka marrë masa radikale për parandalimin e shpërndarjes së virusit duke përfshirë këtu ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve në tri qytete të Kinës.

Aeroportet kudo rreth e qark botës janë duke kontrolluar udhëtarët me aparate përkatës për të parë në rast se kanë shenja temperature apo jo. Tashmë raste të shpërndarjes së virusit janë shënuar në ShBA, Arabi Saudite, Singapur, Japoni, Tajlandë dhe Kore të Jugut. Kurse në Britani të Madhe janë inspektuar 14 raste ku dyshohej se janë prekur nga virusi dhe 5 prej tyre kanë rezoltuar negativ.

Autoritetet Kineze janë duke punuar intenzivisht në krijimin e një vaksine dhe provat e para të saj do të testohen gjatë verës mirëpo deri në fund të vitit nuk do të jetë vaksina e disponueshme për përdorim. Qeveria Kineze ka suspenduar të gjitha fluturimet në Wuhan dhe njëkohësisht Business Insider raporton se Qeveria ka marrë iniciativë për ndërtimin rekord të spitaleve që trajtojnë pacientë vetëm me koronavirus. Ndërtimi i spitaleve do të bëhet vetëm për 6 ditë.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *