Coca-Cola për herë të dytë radhazi shpallet si ndotësi më i keq

 Coca-Cola për herë të dytë radhazi shpallet si ndotësi më i keq

Sipas organizatës “BreakFreeFromPlastic”, Coca-Cola është përgjegjëse për prodhimin e më shumë mbeturinave plastike se sa tre ndotësitë e tjerë që pasojnë listën e ndotësve më të mëdhenjë në botë kombinuar së bashku.

Publikimi i raportit të BFFP të Mërkurën e kaluar ka nxjerrë të dhëna interesante, ku radhiten ndotësit më të mëdhenj global të mbeturinave plastike.  Të gjeturat e raportit tregojnë që brendet si Coca-Cola, Mars, Procter&Gamble, Colgate-Palolive, Philip Morris Internationa dhe PerfettiVan Mille janë top ndotësit.

Për të realizuar këtë hulumtim janë përfshirë mbi 72,500 vullnetarë në 51 shtete të botës të cilët kanë inspektuar dhe mbledhur mbeturina kudo nëpër plazhe, lumenj, dhe përgjatë shëtitoreve nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme. Vullnetarët kanë mbledhur shishe të plastikës, qese, mbështjellës të ndryshëm, si dhe mbeturina të tjera që janë larguar prej këtyre hapësirave brenda një dite pastrimi. Auditimi ka përfunduar në shtator të këtij viti.

Mbi të gjitha raporti përshkruan detaisht se si Coca-Cola vlerësohej thellësisht si top ndotës, me 11,732 mbetje plastike përgjatë 37 shteteve në 4 kontinente që njëherit numëron rreth 2.5% të mbeturinave plastike të grumbulluara. Kompania cilësohej si top burim i plastikës në Afrikë dhe Europë dhe si burim dytësor i plastikës në Azi dhe Amerikë të Jugut.

Kompanitë e tjera që triumfojnë listën e ndotësve të kqijë janë po ashtu Nestle dhe PepsiCo, respektivisht si prodhues gjigant të mbeturinave të plastikës.

Lexo më shumë