Cola-Cola thotë se nuk heq dorë nga ambalazhi i plastikës

 Cola-Cola thotë se nuk heq dorë nga ambalazhi i plastikës

Gjatë një takimi në Davos të Zvicrrës zyrtarët e Coca-Cola në një intervistë për BBC deklaruan se nuk do t’a ndalojnë përdorimin e shisheve të plastikës. Të kujtojmë që takimi në Davos është organizuar nga World Economic Forum pikërisht për të diskutuar në lidhje me ndryshimet klimatike dhe ndotjen globale.

Zëvendës presidentja e divizionit për qëndrueshmëri dhe marrëdhënie me publikun, Bea Perez, njëherit përfaqësuese e Coca-Cola në diskutim, tha se kompania do të vazhdojë përdorimin e shisheve të plastikës pasiqë klientët i pëlqejnë ato. Mirëpo qëllimi afatgjatë i kompanisë mbetet që të gjitha paketimet t’i prodhojë me material 50% të reciklueshme deri në vitin 2030.

Ky qëndrim i kompanisë nuk ka qenë i pranueshëm nga aktivistët e mbrojtjes së ambientit pasiqë vitin e kaluar organizata “Break Free from Plastic” ka raportuar se Coca-Cola është ndotësi më i madh në botë i plastikës.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *