Coronavirus: Kina vajton viktimat e Covid-19 me heshtje tre minutëshe

 Coronavirus: Kina vajton viktimat e Covid-19 me heshtje tre minutëshe

Kina ka mbajtur zi për viktimat e shpërthimit të koronavirusit, duke mbajtur një heshtje tre minutëshe në të gjithë vendin.

Një ditë përkujtimi u shpall në Kinë të shtunën, për të nderuar më shumë se 3,300 njerëz që vdiqën nga Covid-19. Në 10:00 me kohën lokale (03:00 GMT), njerëzit qëndruan në mbarë vendin për tre minuta në nderim të të vdekurve, raporton BBC.

Makinat, trenat dhe anijet më pas tingëllonin sirenat e tyre, sirena të sulmit ajror gjithashtu ndërsa flamujt valonin në gjysmën e shtizës.

Rastet e para të koronavirusit u zbuluan në qytetin kinez Wuhan në provincën Hubei në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë, virusi ka përfshirë globin, duke infektuar më shumë se një milion njerëz dhe duke vrarë gati 60,000 në 181 vende.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *