Coronavirus: “Natyra po na dërgon një mesazh”, thotë shefi i mjedisit për Kombet e Bashkuara

 Coronavirus: “Natyra po na dërgon një mesazh”, thotë shefi i mjedisit për Kombet e Bashkuara

Natyra po na dërgon një mesazh me pandeminë e koronavirusit dhe krizën e vazhdueshme të klimës, sipas shefit të mjedisit për Kombet e Bashkuara, Inger Andersen.

Andersen tha që njerëzimi po i bënte presione të tepërta botës natyrore me pasoja të dëmshme dhe paralajmëroi që të moskujdesja për planetin nënkupton të mos kujdesesh për veten, raporton Guardian.

Shkencëtarët kryesorë thanë gjithashtu se shpërthimi Covid-19 ishte një “goditje e qartë paralajmëruese”, duke pasur parasysh se sëmundje shumë më vdekjeprurëse ekzistonin në jetën e egër, dhe se civilizimi i sotëm ishte “duke luajtur me zjarr”. Ata thanë se ishte pothuajse gjithmonë sjellja njerëzore që bëri që sëmundjet të përhapet te njerëzit.

Ekspertët thonë se për të parandaluar shpërthime të mëtejshme, si ngrohja globale ashtu edhe shkatërrimi i botës natyrore për bujqësi, miniera dhe shtëpi duhet të ndërprehen, pasi që këto shtyjnë jetën e egër në kontakt me njerëzit.

Ata gjithashtu u kërkuan autoriteteve t’i jepnin fund tregjeve të kafshëve të gjalla – të cilat ata e quanin “tas ideal për përzierje” për sëmundjet – dhe tregtinë e paligjshme globale të kafshëve.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *