Coronavirus: Si po i menaxhojnë supermarketet distancat sociale?

 Coronavirus: Si po i menaxhojnë supermarketet distancat sociale?

Qeveritë u kanë kërkuar njerëzve që të qëndrojnë të paktën 2 metra larg nga njerëzit e tjerë, nëse ata duhet të largohen nga shtëpia për të bërë pazar për ushqime dhe sende të domosdoshme.

Kjo është një nga shumë mënyrat se si koronavirusi ka ndryshuar mënyrën e blerjes, raporton BBC.

Degët e supermarketeve kryesore kanë vendosur politika për t’i mbajtur klientët në një distancë të sigurt nga njëri-tjetri.

Shumë kanë dikë në derë që kontrollon numrin e njerëzve që hyjnë brenda dhe jashtë, në mënyrë që të mos ketë shumë njerëz brenda. Ata që dalin jashtë, zakonisht u kërkohet të shpërndahen, për të përmbushur rregullat e distancës sociale.

Brenda, shumë supermarkete po ofrojnë dezinfektues të duarve për klientët, si dhe treguesit e dyshemesë për t’u treguar njerëzve se ku mund të qëndrojnë.

Shopper with lines on floor to mark social distancing in a supermarket

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *