Covid-19 rrezikon që shumë specie të zhduken

 Covid-19 rrezikon që shumë specie të zhduken

Photo Credits: Flickr

Periudha gjatë pandemisë është shoqëruar me laramani ngjarjesh dhe emocionesh. Në kohë kur bota ishte nën stres duke luftuar të keqen, u realizuan fotografi të bukura dhe shpresëdhënëse të cilat portretizonin një planet dukshëm më të pastër me rënie drastike të pluhurit në atmosferë.

Niveli i emetimit të gazrave në atmosferë shënoi rënie deri në 40% në nivel botëror. Ky aspekt u mirëprit nga aktivistët ambientalist kudo në botë. Covid-19 ndonëse fatal për qindra mijëra njerëz dhe shkatërrues i shumë ekonomive në botë në aspektin ambientalist ishte pozitiv.

Mirëpo për disa specie e veçanërisht ato të cilat rrezikojnë zhdukjen impakti i coronavirusit është katastrofal, raporton Forumi Botëror për Ekonomi. Sipas këtij burimi, rreth e qark botës gjuetarët ilegal të kafshëve janë duke e shfrytëzuar rastin për t’i vrarë kafshët në mungesë të patrolimeve të rojtarëve si dhe në mungesë të turistëve.

Në Botsuana të paktën 6 rinoqerantë janë vrarë në mars. Rinoqerantët e zinj gjithsej numërohen të jenë 4500 në Afrikë dhe më pak se 20 në Botsuana.

Në Kambogjia 100 pelikanë janë vrarë nga gjuetarët ilegal, pelikanë të cilët i takojnë një lloji të veçantë. Përderisa në Kolumbi jaguarët dhe pumat janë vënë në shënjestër të gjuetarëve. Kurse në Indi janë raportuar vrasjet e shumta të tigrave.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *