Derdhja e naftës në lum paraqet pasoja katastrofale për ambientin

 Derdhja e naftës në lum paraqet pasoja katastrofale për ambientin

Photo Credits: BBC

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasiqë 20,000 ton naftë janë derdhur në një lum brenda Qarkut Arktik, raporton mediumi Britanez BBC.

Derdhja e tankut të naftës tek termocentrali ka ndodhur në afërsi të qytetit Siberian, Norilsk të premten e kaluar. Për më tepër raportohet se drejtori i termocentralit z. Starostin është arrestuar dhe pritet që në fund të muajit korrik ti ngritet aktakuzë.

Termocentrali është në pronësi të Norilsk Nickel, një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të nikelit. Komiteti i Hetuesisë Ruse është duke përpiluar një aktakuzë kriminale për ndotje dhe neglizhim, meqë menaxhmenti i termocentralit e ka raportuar derdhjen e naftës tek autoritetet shtetërore në Moskë me vonesë.

Rrjedhja e naftës në lum ka bërë që lumi të toksifikohet dhe të shëndërrohet në ngjyrë të kuqe për një gjatësi 12 kilometërshe. Në ndërkohë ekipet përkatëse Ruse janë mobilizuar për ta pastruar lumin. Për BBC-në, aktivisti ambientalist Oleg Mitlov deklaroi se për pastrimin e plotë të lumin do të duhen punë aktive prej 5 deri në 10 vite. Ndotja paraqet dëme katastrofale për biodiversitetin e lumin.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *