Diplomatët e Mbretërisë së Bashkuar nëpër botë, po i zëvendësojnë veturat zyrtare me vetura elektrike ose hibride

 Diplomatët e Mbretërisë së Bashkuar nëpër botë, po i zëvendësojnë veturat zyrtare me vetura elektrike ose hibride

Ambasada Britanike në Kosovë ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë ka filluar me zëvendësimin e veturave zyrtare me vetura elektrike ose hibride.

Sipas tyre, kjo po bëhet si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të zvogëluar ndikimin e karbonit dhe të bëhen “shërbimi më i gjelbër diplomatik në botë”.

Një veprim të tillë, e ka nisur edhe përfaqësia diplomatike në Prishtinë.

“Ambasada Britanike në Prishtinë tashmë ka larguar nga përdorimi afër 80% të plastikave për një përdorim, dhe po punojmë me partnerët tanë zbatues për të zvogëluar plastikën për një përdorim në projektet e financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet më tej në njoftimin e Ambasadës britanike.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *