Efektet e coronavirusit: Ndotja e ambientit nga maskat kirurgjikale

 Efektet e coronavirusit: Ndotja e ambientit nga maskat kirurgjikale

Photo Credits: Green Peace

Me shpërthimin e epidemisë së coronavirusit, shumë qytetarë të Hong Kongut janë duke praktikuar përdorimin e maskave. Pjesa dërmuese e këtyre produkteve janë njëpërdorimshe. Gary Stokes themelues i organizatës “Oceans Asia” në një intervistë për mediumin “South China” ju bënë thirrje banorëve për ndërgjegjësim duke ju kërkuar atyre që maskat e përdorura të mos i hedhin kudo e veçanërisht jo në bregdet.

Sipas Gary-t maskat kirurgjikale paraqesin kërcënim për breshkat e ujit si dhe delfinët e bardhë Kinezë. Për këto specie, maskat mund të përceptohen si ushqim dhe si rezultat gëlltitja e maskave ju shkakton probleme në tretje që potencial manifestohet me ngordhjen e kafshës.  Maskat e përdorura nuk i ndotin vetëm plazhet, ato i ndotin edhe zonat e thella malore që rezulton me ndotjen e përgjithshme të ambientit dhe shkatërrimin e biodiversitetit meqë për tu dekompozuar vetëvetiu në natyrë ju merr qindra vite.

Rreth e qark Hong Kongut janë duke u organizuar iniciativa për pastrimin e ambientit nga maskat kirurgjikale, pjesa dërmuese e të cilave përbëhet nga materiali i plastikës. Por meqë janë të përdorura, reciklimi i tyre është i vështirë duke pasë parasysh që ndotja e tyre me sekrecion nazal dhe pshtymë mund të ketë ndërlikime negative.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *