Egjipti, nikoqiri i pyllit të parë vertikal në Afrikë

 Egjipti, nikoqiri i pyllit të parë vertikal në Afrikë

Photo credits: Stefano Boeri Architetti

Duke filluar nga viti i ardhshëm do të fillojë ndërtimi i pyllit të parë vertikal të Afrikës. Ky pyll vertikal do të ndërtohet në Egjipt, rreth 48 km në lindje të Kajros.

Projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, pylli vertikal përbëhet nga tre ndërtesa në formë kubike të mbuluara tërësisht nga tarraca me bimë dhe pemë. Këto tri ndërtesa shtatë katëshe do të jenë shtëpi për të paktën 350 pemë dhe 14 mijë shkurre me mbi 100 lloje të specieve. Ndërsa, projekti është planifikuar të përfundojë në vitin 2022.

Njëra nga ndërtesat do të jetë hotel ndërsa dy të tjerat do të jenë ndërtesa banimi. Secili apartament do të ketë një ballkon i cili do të jetë shtëpi për lloje të ndryshme bimore që mund t’i mbijetojnë kushteve të klimës lokale gjatë gjithë vitit.

Në fund të gushtit të vitit të kaluar, Forbes publikoi një artikull mbi një raport nga Eco Experts duke thënë se Kajro është një nga qytetet më të ndotur në botë. Të dhënat bazoheshin në tre lloje të ndryshme të ndotjes: ajrit, zhurmës dhe dritës.

Kështu, përmes rritjes së gjelbërimit dhe numrit të pemëve synohet të luftohen ndryshimet klimatike në Egjipt, duke u zvogëluar emetimet e dioksidit të karbonit brenda zonës urbane.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *