Ekonomia e Las Vegas në rënie të thellë si pasojë e coronavirusit

 Ekonomia e Las Vegas në rënie të thellë si pasojë e coronavirusit

Photo Credits: Distractify

Gina Vaynshteyn, gazetare e bllogut Distractify në një shkrim të realizuar ditë më parë, thotë se pandemia e coronavirusit është duke e shkatërruar ekonominë e Las Vegas-it. Urdhëri për mbylljen e shkollave, kolegjeve, restauranteve, dyqaneve dhe palestrave sportive rreth e qark Amerikës ka bërë që shumë biznese të shënojnë humbje të thella, mirëpo për një qytet si Las Vegas i cili burimin kryesor të të hyrave e siguron nga turizmi aplikimi i këtyre masave është katastrofik.

Nga të dhënat e raportit “Analizat e Aplikuara për Konventën e Las Vegasit” gazetarja Vanynshteyn përshkruan se vetëm brenda vitit 2018 turistët në Las Vegas kanë shpenzuar 34.5 miliardë dollar dhe se mbi 234,000 punëtorë janë të punësuar në industrinë e hotelierisë dhe kazinove. Me rënien drastike të turizmi si pasojë e vetëizolimit, pjesa dërmuese e kazioneve do të detyrohen t’i fusin drynin bizneseve të tyre që me automatizëm rezulton në rritjen e numrit të papunëve.

Deri më tani 150 restaurante në Vegas janë mbyllur si dhe 14 kazino e kanë pezulluar punën e tyre. Rrjeti i hoteleve dhe kazinove që operon nën korporatën Wynn-Encore and MGM Resorts International këtë të diele ka bërë të ditur se do t’i mbyllin për një kohë të pacaktuar një mori biznese që përfshijnë këtu; hotele, kazino, restaurante, spa, qendra bukurie, etj.

Nga manjatët e mëdhenj që do të jenë hapur por me kapacitet të limituar 10 resortet në pronësi të Caesars Entertainment. Për më tepër, vlen të përmendet fakti që çmimi i dhomave në hotele ka pësuar rënie drastike.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *