Energjia e diellit, drejt furnizimit me energji të industrisë së rëndë

 Energjia e diellit, drejt furnizimit me energji të industrisë së rëndë

Photo Credits: Heliogen

Rreth 75% të gjurmës së karbonit në botë vjen nga industria e rëndë dhe mjetet transportuese. Kështu, kompani të ndryshme teknologjike po përpiqen t’a trajtojnë këtë problem duke gjetur mënyra alternative për të prodhuar energjinë e nevojshme për furnizimin e fabrikave dhe zëvendësimin e karburanteve të makinave.

Së fundmi, Bill Gates po mbështet një projekt të ri që synon t’i shndërrojë rrezet e diellit në një burim nxehtësie që tejkalon 1000 gradë Celcius që mund të ndihmojë në zëvendësimin e karburanteve fosile. Njeriu më i pasur në botë po i bashkohet investitorëve të kompanisë Heliogjen, kompania e parë që përqendroi rrezet e diellit për të arritur temperatura mjaftueshëm të larta për të fuqizuar industrinë e rëndë pa emetime karboni.

Kjo teknologji madje mund të arrijë temperatura deri në 1500 gradë C, e mjaftueshme për të ndarë molekulat e hidrogjenit nga uji për të krijuar një gaz pa fosile për ngrohjen e shtëpive, karburantin  e makinave dhe furnizimin e fabrikave me energji.

Si funksionon kjo? Kompania po përdorë një softuer për të lidhur një grup të madh pasqyrash për të reflektuar rrezet e diellit në një objektiv, duke krijuar kështu një burim nxehtësie pothuajse tre herë më intensiv sesa sistemet diellore të mëparshme.

Teknologjia mund të gjenerojë temperatura të mjaftueshme për të prodhuar çimento pa përdorimin e karburanteve fosile. Ndërsa çimentoja është burimi i tretë më i madh në botë i emetimeve të karbonit pas naftës dhe qymyrit dhe prodhimi i tij pritet të rritet gjithnjë e më tepër për shkak të urbanizimit të vendeve në zhvillim dhe rritjes ekonomike.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *