Fakte nga bota, e ardhmja e energjisë së pastërt

Ju prezantojmë me disa fakte nga praktika të gjelbërta të aplikuara në vende të ndryshme të botës, të cilat kanë rezultuar si mjaft të suksesshme:
- Energjia e renovueshme krijon tre herë më shumë vende të punës së sa energjia e bazuar në lëndë djegëse fosile. Për dallim nga energjia e bazuar në lëndë djegëse fosile, energjia e renovueshme nuk emeton gazra që ndikojnë në efektin serë.
- Një turbinë e erës mund të prodhojë elektricitet të mjaftueshëm për 300 shtëpi.
- Energjia nga biomasa është burimi më i madh i energjisë së renovueshme në ShBA dhe furnizon 1,5 milion shtëpi.
- Uruguaj përdorë energjinë e rinovueshme me 94.5% të prodhimit total për ti mbuluar nevojat e vendit me elektricitet.
- Ndërsa Costa Rica është vendi i parë në botë që për 5 vitet e fundit rradhazi ka arritur të prodhojë 98% të elektricitetit përmes energjisë së renovueshme, më saktësisht nga energjia gjeotermale, e ujit dhe ajo e erërave.