Faktori njeri shkaktar i zhdukjeve të shumë specieve

 Faktori njeri shkaktar i zhdukjeve të shumë specieve

Photo Credits: US Today

Shumë specie në botë rrezikojnë dita e ditës zhdukjen si pasojë e faktorit njeri. Megjithëse ekzistojnë disa mekanizma mbrojtës të instaluara nga organet kompetente në disa shteteve të caktuara prap se prap speciet si elefantët dhe rinoqerantët janë konstant të rrezikuar nga gjuetarët ilegal për shkak të brirëve, ku çmimi i tyre arrin deri në 25,000 dollar.

Kërkesa për vrasjen e rinoqerantëve në veçanti është shtuar kohëve të fundit nga klasat elitare në Kinë dhe Vietnam. Drejtoresha ekzekutive e “Wildlife Justice Commission”, Olivia Swaak-Goldman për tabloidin New York Times deklaroj se, “brirët e rinove janë duke u përdorur për të treguar status në këto shoqëri”. Gjithashtu, në Vietnam qarkullon miti se brirët e rinove nëse vendosen në një ambient gostie parandalojnë kokëdhembjen nga pirja e alkoolit. Kurse në Kinë nga gëdhendja e tyre krijohen stoli dhe ornamente zbukuruese.

Rrjedhimisht nga ky fenomem negativ tani rinoqerati Sumatran është zhdukur plotësisht në Malajzi.  Rino i fundi banor i këtij vendi, Iman, ndonëse në përkujdesje të shteti ka ngordhur në Nëntor 2019 nga pasoja plotësisht natyrale sipas raportimeve zyrtare të Malajzisë. Kurse Tam, një tjetër rino mashkull në Malajzi ka ngordhur në Maj.

Janë bërë disa tentime për t’a shumuar në formë atificiale këtë specie mirëpo kanë rezultuar të jenë të pasuksesshme. Tam është gjetur në plantacionet ku kultivohet vaji i palmës dhe është shpëtuar nga “Tabin Wildlife Reserve”.

Fatkeqësisht lista e specieve që rrezikojnë zhdukjen është e gjatë, përfshirë këtu; leopardin, orangutanin, gorilla, balena e kaltërt, bonobo, etj etj. Faktorët kryesor që ndikojnë në zhduktjen e tyre janë:

1.Trafikimi ilegal i kafshëve të egra– kryesisht shfrytëzohen për gëzofin e tyre. Andaj është tejet e rëndësishme që të ngritet vetëdija qytetare për t’i bojkotuar bundat dhe të gjitha produktet nga gëzofi i kafshëve. Më pastaj kafshët e egra shfrytëzohen për të bërë eksperimente në laboratore, shfrytëzohen për performanca në cirkuse etj.

Photo Credits: Active Sustainability

2. Shkatërrimi i habitatit të kafshëve-jemi dëshmitarë të ngjarjeve të shumta ku pyjet po digjen pa kontroll në Amazonë, Kaliforni dhe Australi. Si pasojë e zjarreve numri i kafshëve të ngordhura nuk dihet ende, mirëpo mendohet të jetë katastrofal. Në Australi së fundi janë regjistruar rreth 300 kuala që ngordhura pasiqë habitati i tyre kryesor është djegur plotësisht.

3. Peshkimi- rreth 100 milion peshkaqenë çdo vit biejnë preh e peshkatarëve të cilët rreth 70 milion prej tyre ju marrin vetëm flatërat dhe i lëshojnë prap në ujë. Kjo formë mbërthen një vdekje të ngadalshme dhe të dhimbshme. Flatrat e peshkaqenëve shitet shumë në tregun Aziatik për të pregatitur një lloj supe.

Photo Credits: Active Sustainability

4. Ndotja e lumenjëve-kjo formë e krimit ambiental shkaktohet kryesisht nga kompanitë dhe fabrikat. Fekaljet dhe mbeturina toksike që lirohen nga fabrikat në ujë zakonisht nuk kanë aparaturë të sofistikuar për filtrimin e mbetjeve, andaj si të tilla shkaktojnë ndotjen e lumenjëve. Me këtë rast nuk dëmtohen vetëm speciet e ujit mirëpo edhe flora e lokalizuar në ambientet e tokës. Kjo vjen si rezultat i ujitjes së tokës me ujin e ndotur dhe që pastaj gradualisht instalohet edhe në zingjirin ushqimor të njeriut

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *