Faza e braktisjes së qymyrit

Përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse nxitë ndryshimet klimatike, ndikon në shëndetin e njerëzve, ndotë mjedisin dhe shkatërron ekonominë.

Sipas Agjencisë së SHBA-ve për Mbrojtje të Mjedisit, qymyri është një nga shkaktarët më të mëdhenj të emetimit të gazrave serrë në atmosferë, duke qenë një nga nxitësit kryesorë të ndryshimeve klimatike. Përkundër kësaj, mbi 40% e energjisë elektrike në botë akoma prodhohet nga qymyri. Në nivel global, qymyri shkakton mbi 15 Gigatonë të CO2 në vit dhe përbën rreth 40% të emetimeve të fosileve të CO2. Në vitin 2016, 16% e emetimeve totale të gazrave serë të BE-së erdhën nga djegia e qymyrit.

Përjashtimi i qymyrit është alternativa e parë kur vie në shprehje reduktimi i emetimeve në Evropë në përputhje me Marrëveshjen e Parisit. Në këtë mënyrë të gjitha shtetet, sidomos Polonia, Evropa Juglindore dhe Turqia duhet t’i kthejnë shpinën projekteve të reja të përdorimit të qymyrit dhe të fillojnë përdorimin e alternativave të tjera deri në vitin 2030 (pjesa tjetër e botës deri në vitin 2050).


Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *