Foto/Pastrohet ambienti rreth liqenit të Mirushës

 Foto/Pastrohet ambienti rreth liqenit të Mirushës

Një aksion pastrimi ka ndodhur sot në liqenin e Mirushës, në komunën e Malishevës. I inicuar nga shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi” , ky aksion është mbështetur nga komuna dhe vullnetarë të tjerë, duke përfshirë edhe nxënës.

Përmes njoftimit në Facebook, kjo komunë tregon se ky aksion përveq që ka pasur për qëllim pastrimin e ambientit rreth këtij liqeni, ka përçuar edhe mesazhin për mbrojtjen e ambientit.

Duke ditur se hapësirrat rreth liqeneve dhe ato malore të cilat vizitohen nga qytetarë gjatë vikendeve, të hënën transformohen në deponi mbeturinash, ndërgjegjësimi i qytetarëve është krucial për mbajtjen të pastërt të ambientit.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *