Fotografi Lulzim Demaj kap përmes objektivit të tij Trishtilin me çafkë në Rugovë

 Fotografi Lulzim Demaj kap përmes objektivit të tij Trishtilin me çafkë në Rugovë

Bjeshkët e Rugovës janë atraksion jo vetëm për vendasit por tashmë edhe për turistët e huaj. Përpos natyrës së bukur me pamje mbresëlënëse, Bjeshkët e Rugovës janë të përshtatshme edhe për ecje të gjata apo siç njihet ndryshe edhe “hiking”. Vlen të përmendet fakti që Rugova cilësohet si habitat i përhershëm i shumë gjallesave të florës dhe faunës, duke përfshirë këtu madje edhe gjitarët.

Së fundi, (10 Nëntor 2019) fotografi Kosovar Lulzim Demaj, ekskluzivisht për grupin e dashamirëve të natyrës dhe kafshëve, “ Wildlife- Albanian Photographers” prezentoi një fotografi të shkrepur nga objektivi i tij, fotografia pasqyron një shpend të rrallë, Trishtili me çafkë (Lophophanes Cristatus). Fotoja erealizuar pasqyron një specie interesante që karakterizohet për nga kombinimi i ngjyrave të bukura që puplat e tij përmbajnë.

Trishtili me çafkë  është shpend Europian dhe konsiderohet si specie e rrezikuar të zhduket. Kryesisht ushqehet me insekte dhe me fara të pishave andaj edhe i përket një habitati halor. Prerja e maleve dhe veçanërisht e pishave paraqet rrezikshmëri të lartë që ky shpend i bukur të zhduket plotësisht . Ka përmasa të vogla trupore diku 11.5 cm dhe peshon tejet pak, vetëm 10-13 gr.

Është popullor kryesisht në zonën e Britanisë së Madhe e specifikisht në pjesën veriore të Skotlandës, andaj edhe malet në këto vise janë atraksion për fotografët e faunës. Për më tepër, trishtili me çafkë  është banor edhe i maleve të Francës, Gadishullit Iberik dhe fatmirësisht  është vërejtur edhe tek neve.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *