Fshati që mbjellë 111 pemë të reja çdo herë që lindë një vajzë

 Fshati që mbjellë 111 pemë të reja çdo herë që lindë një vajzë

Photo Credits: Global Citizens

Në fshatin Indian, Piplantri sa herë kur lindë një vajzë banorët e fshatit e celebrojnë këtë eveniment me një formë unike. Banorët e manifestojnë lindjen e vajzave me mbjelljen e 111 pemëve të reja.  Sipas tyre nuk përfiton vetëm komuniteti por i gjithë planeti, raporton organizata jo-qeveritare Global Citizens. Kjo traditë eko-vetëdijesuese ka filluar nga një ish-lider i fshatit kur vajza e tij ka vdekur në një moshë fare të re. Që nga atëhere 250,000 pemë të reja janë mbjellur me qëllim për t’u siguruar gjeneratave të reja të ardhme më të gjelbërt.

Si pjesë e kësaj tradite në Piplantri, fshati po ashtu ka krijuar një fond të veçant. Me kontributin e prindërve të vajzës dhe banorëve të fshatit, është grumbulluar një fond prej 31,000 rubla apo 500 dollarësh. Këto para depozitohen për 20 vite për t’a siguruar vajzën financiarisht dhe me qëllim që ajo të mos jetë barrë financiare për familjen e saj por të pavarësohet.

Familja që pranon këtë fond për vajzën e tyre të sapolindur duhet të dakordohet që vajzën nuk mund t’a martojnë nëse ajo nuk ka arritur moshën e pjekur për martesë, ashtu siç parashikohet sipas dispozitave ligjore të vendit. Gjithashtu, familja duhet të dakordohet që të sigurojë edukim cilësor për vajzën e tyre.

Photo Credits: Global Citizens

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *