GAIA organizon aksione për mbjellje të fidaneve

 GAIA organizon aksione për mbjellje të fidaneve

Më 15 nëntor 2019, organizata GAIA me seli në Kosovë në bashkëpunim me disa nxënës vullnetarë të shkollave të mesme Gjimnazi “Bedri Pejani” Pejë dhe  SHME”Ali Hadri”Pejë në Pejë, i mbollën 300 fidane.

Një aktivitet i ngjashëm planifikohet të realizohet edhe në shkollat e tjera të qytetit bëjnë të ditur zyrtarët e organizatës përmes një postimi I faqet e tyre zyrtare. Për më tepër, aktivitete të ngjashme do të realizohen edhe në komuna të tjera të Kosovës përgjatë një periudhe 5 javëshe. Ky aktivitet është pjesë e implementimit të projektit “Climate 4 Change” që mundësohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondi Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Ideja prapa aksioneve të tilla qëndron mbi përgjegjësinë që kemi si qytetarë për të ju adaptuar dhe mitiguar ndryshimet klimatike.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *