Gjobë për prindërit që nuk i vaksinojnë fëmijët

 Gjobë për prindërit që nuk i vaksinojnë fëmijët

Javën e kaluar Parlamenti Gjerman ka votuar për të bërë të detyrueshme me ligj vaksinimet kundër fruthit për fëmijët. Siç dihet pasojat e sëmundjes së fruthit tek një fëmijë mund të jenë të mëdha duke numëruar këtu entjen e trurit (encephalitis) që njëherit shkakton shurdhjen e përhershme të fëmiut. Gjithashtu, 1 nga 20 fëmijë të infektuar me fruth sëmuren nga pneumonia që rezulton me vdekjen e fëmiut.

Në këtë rast Parlamenti Gjerman ka marrë vendim që të aprovoj këtë ligj me qëllim për të parandaluar raste të reja. Ligji pritet të hyjë në fuqi nga marsi i vitin 2020 dhe prindërit të cilët refuzojnë vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit do të dënohen deri në 2,500 euro gjobë.

Gjatë viteve të fundit rastet e të infektuarve me fruth janë në rritje e sipër në SHBA por edhe në Europë. Qendra Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve ka raportuar 1164 raste të reja në Amerikë për një periudhë 7 mujore. Kjo paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve qysh nga viti 1992.

Situata qëndron akoma më keq në Europë, ku sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë raportuar afron 90,000 raste të fruthit dhe si pasojë 37 vdekje të fëmijëve e gjithë kjo tragjedi është shënuar brenda 6 mujorit të parë të vitit 2019. Në vitin 2016 numërohen vetëm 5,273 raste të tilla dhe shteti i Ukrahinës ka pasë primatin për nga numri i të infektuarëvë.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *