Greta Thunberg refuzon çmimin e dhjetëra-mijëra eurosh nga Këshilli Nordik

 Greta Thunberg refuzon çmimin e dhjetëra-mijëra eurosh nga Këshilli Nordik

Aktivistja e mirënjohur për çështje të ambientit e cila i ka shpallur luftë ngrohjes globale, Greta Thunberg përmes një postimi në Instagram thotë se ka refuzuar çmimin e Këshillit Nordik në vlerë prej 500,000 kruna apo 46,000 euro me arsyetimin që “lëvizja për klimë nuk ka nevojë për çmime të tjera”.

Ajo shprehet e nderuar dhe falënderon Këshillin Nordik për ndarjen e çmimit, por deklaron se “Politikanët dhe personat me pushtet” duhet t’i dëgjojnë këshillat e shkencëtarëve dhe t’i adresojnë kërkesat e tyre me korrektësi[1].

Për më tepër, aktivistja e re Thunberg këtë vit ishte pretendente për të fituar çmimin Nober për Paqe mirëpo ky çmim në fund ju ofrua kryeministrit të Etiopisë Abiy Ahmed si pasojë e zgjedhjes së konfliktit shumë vjeçar me Eritrean[2] gjatë vitit të kaluar.

Sidoqoftë, edhe pse zonjusha Thunberg refuzojë çmimin, presidenti i Këshillit Nordik, Hans Wallmark deklarojë se respekton vendimin e aktivistes dhe e cilëson punën e saj si kauzë të mirë për të gjithë.


[1]https://www.bbc.com/news/world-europe-50232491?ns_campaign=bbcnews&ns_mchannel=social&ocid=socialflow_facebook&ns_source=facebook&fbclid=IwAR3rpsotIX2riLBAIgHgnXLtL5HJeug0qfuINUv3A_u5qE6TZEcJ12TncBE

[2]https://www.theguardian.com/world/2019/oct/11/abiy-ahmed-ethiopian-prime-minister-wins-2019-nobel-peace-prize

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *