Implementohet politika që ndalon peshkimin për të mbrojtur ekosistemin

 Implementohet politika që ndalon peshkimin për të mbrojtur ekosistemin

Photo Credits: Flickr

Palau është një ishull ekzotik i oqeanit Paqësor që do ta ndalojë peshkimin në 80% të territorit të tij detar me qëllim që ekosistemi ujor të rikuperohet. Me implementimin e një politike të tillë pritet që shkëmbinjët koralor të rivitalizohen, njëherit mbrojtja e zonave bregdetare do të shërbej si mekanizëm për luftimin e ndryshimeve klimatike. Dhe mbi të gjitha parashikohet që stoqet e peshkut të dyfishohen në zonat e mbrojtura të Palaut.

Një thënje e vjetër e banorëve të ishullit thotë; “Ne nuk e trashëgojmë tokën nga prindërit tanë, ne e huazojmë atë nga fëmijët tanë”. Si shkak, qytetarët e këtij vendi me shekuj kanë arritur që ta menaxhojnë ekosistemin e tyre, duke caktuar gjithnjë kufijë peshkimi me qëllim për të lejuar speciet detare të popullohen. Në territoret ujore të Palaut numërohen rreth 1300 specie të ndryshme të peshkut. Përpos të tjerash peshkrimi nuk lejohet gjatë kohës së shumimit të peshqive.

Vlen të specifikohet se mbrojtja e territorit ujor të Palaut kap një sipërfaqe detare prej 500,000 kilometra katror që është ekuivalente pothuajse sa madhësia e shtetit të Francës.

Politika për ndalimin e peshkimit në 80% të ujërave të ishullit do të hyjë në fuqi qysh nga viti 2020. Kurse pjesa e mbetur prej 20% do të jetë në dispozicion të peshkatarëve vendas si dhe aty do të kenë të drejt të peshkojnë disa anije japoneze nga ishulli i Okinawa pasiqë gjithnjë peshkimi i Okinawa është realizuar në ujërat e Palaut.

Photo Credits: WWF/Netflix

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *