Inagurimi i Shtegut të Arinjve në Gërmi

 Inagurimi i Shtegut të Arinjve në Gërmi

Klubi Alpin Prishtina që janë konsistent në ushtrimin e aktiviteteve të tyre, së fundi kanë paralajmëruar “Inagurimin e Shtegut të Arinjve në Gërmi”. Ky aktivitet u mundësuar nga Austrian Development Agency dhe është përkrahur nga partner të tjerë.

KAP bënë thirrje qytetarëve që të ju bashkohen në hapjen promovuese të Shtegut të Arinjve që shtrihet në një gjatësi prej 5.6 km, ku tubimi do të mbahet të premten me datë 22.11.19 duke filluar nga ora 10:00, tek Qendra Rekreative e Gërmisë.

Promovimi është paralajmëruar të shoqërohet më një aktivitet tjetër përcjellës, “Tour me Biçikleta” deri tek Liqeni i Badovcit. Sipas organizatorëve, shtegu vlerësohet të jetë komponentë e rëndësishme e planit për zhvillimin e Parkut të Gërmisë dhe Zonës Turistike të Gollakut.

Shtegu do të jetë i përshtatshëm për ecje individuale dhe guida si dhe për çiklizëm të sigurt dhe brenda standardeve të kategorisë 1, që nënkupton të ketë hapësira të pastër nga shkurret deri në një lartësi prej 2.5 metrash dhe gjerësi deri në 2 metra. Të jeta pa gropa dhe drenazhim adekuat.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *