Ish regjisori HollyWood-ian testohet pozitiv me coronavirus

 Ish regjisori HollyWood-ian testohet pozitiv me coronavirus

Ish regjisori i njohur HollyWood-ian që tashmë vuan dënimin me burg për 23 vite, Harvey Weinstein është diagnostifikuar si pozitiv me coronavirus. Harvey gjatë 2019 është ballafaquar me aktuza të shumta për përdhunim dhe ngacmime seksuale nga shumë gra, duke përfshirë këtu: aktoret Gwyneth Paltrow, Selma Hayek, Rose McGovan, Angelina Jolie, Cala Delevingne etj.

Pas një beteje të ashpër gjykimi muajin që shkoi, ish regjisori u shpall fajtor ku edhe ju shqiptua denimi me 23 vite burg. Momentalisht, Harvey është duke u mbajtur në Shërbimin Korrektues Wende në New York. Sipas raportimeve të BBC, të Dielen janë testuar edhe dy të burgosur të tjerë me coronavirus të cilët rezoltuan të jenë pozitiv po ashtu.

Ndonëse me një jetë personale tejet të errët ku fatkeqësisht shumë gra kanë pësuar nga abuzimet e tij, Harvey Weinstein ka realizuar një sërë filmash të mirë që do të mbahen në mend ndër gjenerata. Vlen të specifikohen këtu: Shakespeare in Love, Nine, Pulp Fiction etj.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *