Itali: numri i të vdekurve arrin në 7,503 nga gjithsej 74,386

 Itali: numri i të vdekurve arrin në 7,503 nga gjithsej 74,386

Situata pandemike shkaktuar nga coronavirusi ka përshkallëzuar ditëve të fundit në Europë. Italia është shteti që më së shumti është goditur, gjithsej sot raportohen 683 vdekje të reja ku numri i të viktimave arrin në total 7,503. Nga total 74,386 raste të të infektuarëve, 5,210 raportohen se janë infektuar sot. Po ashtu kontinenti i Amerikës Veriore e veçmas ShBA janë duke u sfiduar nga pandemia. Nga të dhënat e fundit në worldometrics.info raportohet se deri më tani janë identifikuar si të infektuar 60, 653 persona kurse në gjendje kritike janë 1,307 persona. Vetëm sot në ShBA kanë humbur jetën 39 persona kurse gjithsej që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë kanë vdekur 819 persona.

Spanja është një tjetër shtet që po ballafaqohet ashpër me luftën kundër përhapjes së coronavirusit. Fatkeqësisht vetëm gjatë ditës së sotme regjistrohen 5,552 raste të reja të të infektuarve me covid-19 si dhe 443 persona kanë përfunduar sot me fatalitet. Gjithsej numri i të infekturve në Spanjë është 47,610. Shtetet e tjera që janë goditur rëndë në Europë janë: Gjermania, Franca, Zvicëra, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Austria e kështu me radhë.

Të rikujtojmë që numri i të infektuarve në Kosovë deri më tani është 63 dhe situata raportohet stabile. Ndëhyrjet e shpejta të Qeverisë dhe marrja e masave parandaluese kanë rezoltuar që numri i të rasteve me covid-19 të jetë relativisht i vogël në krahasim me shtetet fqinje dhe ato Europiane.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *