Italia tejkalon Kinën për nga numri i të vdekurve nga coronavirus

 Italia tejkalon Kinën për nga numri i të vdekurve nga coronavirus

Gjeneza e coronavirusit është në Kinën e mesme më përkatësisht në qytetin e Wuhan, ku shteti Kinez që nga Dhjetori i viti 2019 është duke u përballur aktivisht me krizën e pandemisë. Mirëpo që nga java e fundit situata raportohet të jetë nën kontrollë ku në gjithë shtetin në baza ditore janë duke u shtuar vetëm dhjetëra persona të infektuar me covid-19.

Momentalisht Italia është shteti më i goditur nga sëmundja covid-19 ku brenda një periudhe 3 javore numri i të infektuarëve ka tejkaluar 41,000 dhe numri i personave që kanë përfunduar me fatalitet është 3,405. Për herë të parë sot numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali ka tejkaluar numrin e vdekjeve po nga kjo sëmundje në Kinë, që është gjithsej 3,245. Nga raportimet e fundit të Bloomberg del se 99% e viktimave të covid-19 në Itali kanë vuajtur nga një sëmundje tjetër dhe mosha mesatare e viktimave është 79,5 vjeçare.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *