Izraeli gjurmon telefonat mobil të qytetarëve për të parandaluar përhapjen e covid-19

 Izraeli gjurmon telefonat mobil të qytetarëve për të parandaluar përhapjen e covid-19

Si masë mbrotjëse ndaj përhapjes së coronavirusit, Izraeli është duke i përgjuar telefonat e personave të cilët dyshohen si të infektuar me covid-19.

Qeveria Izraelit ka aprovuar masat emergjente për t’i gjurmuar personat e dyshuar apo të konfirmuar me coronavirus, duke i kontrolluar telefonat e tyre mobil. Rrjedhimisht reagime të shumta kanë ardhur nga shoqëria civile duke e konsideruar këtë si cënim i privatësisë, reporton gazeta prestigjioze Angleze, “the guardian”.

Në orët e hershme të së martës, kabineti qeveritar në mënyrë unanime ka aprovuar përdorimin e teknologjisë, fillimisht të zhvilluar për qëllime kundër terroriste, për identifikimin e rasteve me coronavirus të cilët abuzojnë me perimetrin e përcaktuar nga qeveria për vetëizolim.

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu ka ngritur këtë çështje gjatë vikendit duke potencuar se autoritetet shtetërore duhet të përdorin të dhëna përkatëse për t’i njoftuar qytetarët të cilët potencialisht mund të viejnë në kontakt me ndonjë person të infektuar me virus. Gjithashtu përmes kësaj metode të imponohet karantimimi i të infektuarëve.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *