Jo-duhanpirësit me ditë shtesë pushimi

 Jo-duhanpirësit me ditë shtesë pushimi

Pirja e duhanit është njëra ndër shkaqet e shumë polemikave në vendin e punës. Në një studim të fundit nga Halo Cigs, duhanpirësit kalojnë rreth 20 minuta të kohës së tyre të punës vetëm duke pirë duhan çdo ditë. Sipas rezultateve të studimit, gjatë një viti kjo përfshinë deri në 20 ditë pune të shpenzuara për pirjen e duhanit.

Sondazhi zbuloi se 81.2 përqind e duhanpirësve thonë se këto pauza për pirje të duhanit janë të drejta. Ndërsa, rreth 80 përqind e jo-duhanpirësve besojnë se atyre i’u takojnë ditë shtesë pushimi për këtë arsye.

Një kompani në Japoni, kohët e fundit ka menduar për ta. Pasi një jo-duhanpirës në departmanetin e marketingut të kësaj kompanie u ankua për këtë fenomen në vendin e punës, kompania ndryshoi politikën e ditëve të pushimit. Sipas tyre, duke u ofruar atyre 6 ditë pushimi në vit, ofrohet një kompenzim i drejtë për jo-duhanpirësit dhe në të njëjtën kohë inkurajojnë të tjerë punonjës të heqin dorë nga pirja e duhanit. Iniciativë kjo e cila shihet të ketë pasur sukses, pasi 4 nga 42 punonjës të kësaj kompanie tanimë kanë hequr dorë nga pirja e duhanit. Sipas një punonjësi 25 vjeçar, ai konsumonte një pako cigare për 2 ditë, ndërsa tani pasi ka hequr dorë nga kjo shprehi planifikon t’i shpenzojë ditët e pushimit duke luajtur tenis.

Në Japoni rreth 130.000 njerëz vdesin çdo vit nga sëmundje që lidhen me pirjen e duhanit, ndërsa 15.000 vdesin çdo vit si duhanpirës pasivë.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *