Kafshët e egra pushtojnë rrugët e qyteteve të mbyllura në të gjithë botën

 Kafshët e egra pushtojnë rrugët e qyteteve të mbyllura në të gjithë botën

Derisa qytetet në të gjithë botën kanë kërkuar mbyllje, karantina dhe distancim shoqëror, postimet në mediat sociale për kafshët që pushtojnë rrugët nëpër qytete të shkreta kanë magjepsur njerëzit që kërkojnë me padurim gjëra pozitive.

Shumë prej këtyre postimeve optimiste kanë rezultuar të rreme – nuk ka pasur delfinë në kanalet e Venecias, apo elefantë të dehur përmes provincës Yunnan të Kinës, raporton Guardian.

Por kriza e koronavirusit po ndryshon ritmet e jetës urbane, ekzistojnë disa shenja të hershme që kafshët – veçanërisht krijesat që rrijnë në periferi të qyteteve të mëdha – po ndjehen të guximshme për të eksploruar.

Në Nara, Japoni, dreri sika endej nëpër rrugët e qytetit dhe stacionet e metrosë. Rakunat janë vërejtur në plazhin e San Felipes, në Panama. Dhe gjelat kanë bërë një shfaqje në Oakland, Kalifornias.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *