Kaliforni/Ura më e madhe për kalim të kafshëve të egra

 Kaliforni/Ura më e madhe për kalim të kafshëve të egra

Photo credits: Raymond Garcia (illustrator)

Vrasja në autostrada e shumë kafshëve të egra është një problem i madh për shumë qytete. Los Angeles, si një ndër qytetet që përballet në masë të madhe të madhe me këtë problem, vendosi të ndërtojë urën më të madhe në botë për kalim të kafshëve të egra. Kjo urë gjigande do të shtrihet mbi Autostradën 101 të SHBA-së, një e tillë me 10 korsi.

Mbikalimi i kafshëve do të lidhë pjesë të ndryshme të malit Santa Monica në mënyrë që të mbrojë luanët malorë dhe kafshët tjera të egra. Autostrada me 10 kursi i ka kufiuar këto kafshë të eksplorojnë dhe të enden lirshëm, duke i rrezikuar në të njëjtën kohë. Luanët malorë, në veçanti, janë duke u rrezikuar nga zhdukja. Një raport i publikuar këtë vit paralajmëroi se luanët malorë në Kaliforninë jugore janë në rrezik të zhduken brenda 50 viteve të ardhshme, nëse nuk do të rritej diversiteti i tyre gjenetik.Tanimë, përmes urës së gjelbërt luanët malorë kanë mundësi të shoqërohen dhe çiftëzohen, duke rritur ndjeshëm shanset e tyre për të mbijetuar si specie.

Më herët është shqyrtuar edhe mundësia e ndërtimit të një tuneli nën këtë autostradë, por që do të kushtonte shumë më shtrenjtë dhe sipas projektuesve nuk do të ishte zgjidhja më e mirë për kafshët. Kështu ata zgjodhën të krijojnë një urë prej 165 metra të rrethuar me shkurre dhe pemë. Ura është dizajnuar për t’u “përzier” me terrenin malor në një mënyrë që kafshët të mos e kuptojnë fare se janë në një urë.

Ura do të kushtojë 87 milion dollarë amerikan dhe është në fazën përfundimtare të projektimit. Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit, ura do të hapet në vitin 2023.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *