Kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të MMPH për implikimet e tij në ndërtimet e paralajmëruara në Badovc

 Kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të MMPH për implikimet e tij në ndërtimet e paralajmëruara në Badovc

Një grup i organizatave jo-qeveritare që operojnë në Kosovë sot kanë paralajmëruar një konferencë për media duke u zotuar se do të bëjnë kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për veprimet e tij lidhur me rastin e ndërtimeve në zonat skaj Liqenit të Badovcit.

Personat e pranishme në konferencë ishin përfaqësues nga organizatat; Grupi për Studime Juridike dhe Politike, balkan Green Foundation Prishtina, Instituti për Politika Zhvillimore, Instituti GAP. Të rikujtojmë që presioni qytetarë ndaj ndërtimeve që cenojnë ambientin ka qenë spontan i cili rezultoi të jetë tejet efektim.

Ditë më parë gjatë mbledhjes së Asamblesë Komunale me shumicë votash janë pezulluar të gjitha procedurat për ndërtimin e një lagjeje luksoze në Badovc.

Sa i përket konferencës së sotme, organizatat jo-qeveritare do të shpalosin përmbajtjen e kallëzimit penal dhe shkeljeve ligjore që dyshohet se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë është implikuar.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *