Kapaciteti i oqeanit për të thithur dioksid karboni i mbivlerësuar

 Kapaciteti i oqeanit për të thithur dioksid karboni i mbivlerësuar

Atlantiku i Veriut mund të jetë një aleat më i dobët i klimës sesa besohej më parë, sipas një studimi të ri që sugjeron se aftësia e oqeanit për të thithur dioksid karboni është mbivlerësuar.

Një mostër e dimrit dhe pranverës së planktonit në Atlantikun Verior perëndimor tregoi se madhësitë e qelizave ishin dukshëm më të vogla nga sa supozuan shkencëtarët, që do të thotë që karboni që ata thithin nuk fundoset aq thellë ose aq shpejt, dhe as nuk qëndron në thellësi për aq kohë.

Ky zbulim ka të ngjarë të bëj një rishikim negativ të llogaritjeve globale të klimës, thonë autorët e studimit të mbështetur nga NASA, megjithëse është e paqartë se sa, raporton Guardian.

“Ne kemi gjetur një keqkuptim. Padyshim që do të ndikojë në modelin e rrjedhave të karbonit, “tha mikrobiologu i Universitetit Shtetëror Oregon, Steve Giovannoni.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *